Report Tv - Durrës, porti i ri nuk ka vend për ankorimin e peshkarexhave

  • 6 years ago
Sipas një urdhëri nga autoriteti portual Durrës, të gjitha anijet e peshkimit nuk duhet të ankrohen më tek porti i vjetër siç kanë bërë deri më tani. Rikonstruksioni i këtij porti do i zhvendosë peshkarexhat në portin e ri.

Por sipas peshkatarëve porti i ri nuk ka kapacitet për strehimin e të gjitha anijeve të peshkimit, ku numërohen rreth 140 të tilla. Ndërkohë rreth 30 anije vijojnë ende të qëndrojnë në portin e vjetër, në një kohë që Autoriteti Portual Durrës ka dhënë ultimatum që të gjitha anijet të transferohen në portin e ri.

Recommended