Ora News - Meshkujt jetojnë 3 vite më pak se femrat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Femrat shqiptare jetojnë më gjatë se meshkujt.Të dhënat e Instat për vitin 2017 tregojnë se jetëgjatësia e femrave është 80 vjeç dhe e meshkujve 77 vjeç. Në total popullsia rezultoi të jetë 2,87 mln duke pësuar një ulje të lehtë krahasuar me një vit më parë e ndikuar kryesisht nga ulja e lindshmërisë dhe emigrimi. Shqetësues është edhe fakti se gjatë këtij viti ka pasur një tendencë në rritje të moshuarve. Sipas qarqeve Tirana dhe Durrësi kanë numrin më të lartë të popullsisë ndërsa Gjirokastra ka popullsinë më të ulët.

Popullsia shqiptare po vijon të tkurret nga viti në vit ndërsa femrat shqiptare jetojnë 3 vite më shumë. Në vitin 2017, jetëgjatësia për femrat është 80 vjet dhe për meshkujt 77 vjet.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i popullsisë në total për vitin e kaluar rezultoi 2.87 mln banorë me një ulje prej 0.2%.Ulja e popullsisë lidhet me emigrimin uljen e lindshmërisë por edhe si rezultat i martesave të vona. Shqetësues mbetet edhe fakti se ka pasur një rritje të numrit të moshuarve dhe ulje të numrit të rinjve.

Sipas qarqeve Tirana zë 30,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Fieri, Durrësi dhe Elbasani.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/meshkujt-jetojne-3-vite-me-pak-se-femrat

Recommended