Ora News - Salianji: Agron Xhafaj shkoi në Itali për të mos nxjerrë grupin e vet kriminal

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, tregoi se kur opozita siguroi audio-përgjimin me vëllain e ministrit të Brendshëm, duke shtuar se ai e vazhdonte aktivitetin kriminal dje iku në Itali për të mos nxjerrë grupin e tij.

Salianji: Ne e kemi marrë në momentin që na ka ardhur nga gazetari. Disa javë përpara se ta publikonim. Nuk e kemi publikuar në momentin e parë sepse kemi bërë verifikimet. Ne verifikuan dëshmitarin. Kërkuam që të njiheshim me personin. Pamë materialet audio. Pamë që pas kontaktit me vëllain e ministrit sigurohej drogë dhe shkohej tek personat që të siguronin drogë në mënyrë fare të lehtë. Pyetëm strukturat tona në Vlorë. Kam qenë në një moment kur dëshmitari X ka telefonuar me Agron Xhafajn dhe tregonte shenja afrimiteti. Sapo doli ky audio-përgjim vëllai i ministrit shkoi me këmbët e veta në burg. Audio-përgjimi tregoi përfshirjen 100% është në krye të aktivitetit kriminal dhe i është shmangur që të mos nxjerrë grupin e vet kriminal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/salianji-agron-xhafaj-shkoi-ne-itali-te-mos-grupin-e-vet-kriminal

Recommended