Ora News - Xhafaj ik! Ministri ndjek nga zyra protestën e opozitës, Veliu në tarracë me snajperët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ndoqi zhvillimin e protestës së opozitës nga zyra e tij.

Teksa hynte në dikasterin që drejton, ai bëri thirrje për qetësi.

Më herët, efektivat e policisë nisën të zbatonin planin e masave për protestën.

Të paktën 2 mijë punonjës përfshi edhe agjentë civilë edhe të shërbimeve të tjera, dolën në terren për të garantuar sigurinë e tubimit.

Pak para orës 08.00, prapa Kryeminsitrisë, e cila ishte e bllokuar, nisën të instaloheshin me radhë autoambulancat dhe efektivët e komisariateve, ndërsa më vonë mbërritën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Mbi 40 automjete ishin vendosur në rrugën Papa Gjon Pali II, nga segmenti që lidhet me Unazën e deri në afërsi të Arenës Kombëtare.

Katër makina të blinduara, 2 ujëhedhëse, dhjetra të ?Shqiponjave? dhe komisariateve ishin të stacionuar në këtë aks.

Në rrugën ?Ismail Qemali? u krijua trafik për shkak të fluksit të automjeteve, ashtu siç ndodhi në akset ku lëvizja ishte e kufizuar.

Pas orës 09.00 efektivët e komisariateve u mblodhën pranë Piramidës, përbri Kryeminsitrisë, të ndjekur edhe nga Forcat Speciale. Në tarracën e Kullave kryepolici Ardi Veliu koordinonte vartësit, i shoqëruar nga snajperët që mbanin nën kontroll situatën.

Snajperët e tjerë qëndronin në taracën e Kryeministrisë, ndërsa në brendësi të rrethimit ndodheshin efektivët e Gardës së Republikës.

Pas formimit të kordonit të parë të godina e kryeministrisë, policët qëndruan në pritje të protestës, faza e parë e së cilës u zhvillua e qetë, përveç disa përplasjeve të vogla.

Forcat e Gardës së Republikës ishin të vetmet që nuk u përfshinë në përplasje.

Temperaturat e larta ndikuan edhe tek veprimet e policisë, të cilët nxituan të shuanin etjen.

Mbarimi i fjalimit të Bashës shënoi edhe fazën më agresive, kur protestuesit ecën përgjatë bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, veprim i cili vuri në lëvizje Forcat Speciale, të cilët nisën të zhvendoseshin per tek Ministria e Brendshme.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mbërriti tek eprori i tij, ministri Xhafa, ndërsa situata aty u tensionua nga përplasja e protestuesve me policinë, ku pati të lënduar nga të dyja palët.

Protesta përfundoi brenda afatit të parashikuar nga Partia Demokratike, ndërsa automjetet e policisë që ishin të stacionuara prapa Kryeministrisë, përshkruan bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, për t?u grumbulluar pranë Ministrisë së Brendshme, ku më pas u shpërndanë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mesazhi-i-xhafajt-ne-diten-e-protestes-se-opozites-qetesi

Recommended