Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, protestuesit shtyjnë policët me zgara hekuri

  • 6 years ago
TIRANE - Pas fjalës së kryetarit të PD, Lulzim Basha situata para Kryeministrisë është tensionuar në protestën e opozitës.

Pas Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur te Ministria e Brendshme. Simpatizantët e opozitës kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të Forcave Speciale në korridorin mes Ministrisë së Brendshme dhe të Transporteve. Policia u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë dhe të mos sulmojnë efektivët, por me një rrjetë hekuri protestuesit kanë shtyrë policët. Një nga protestuesit ka mbetur i lenduar. 

Protestuesit brohorasin në thirrjet ?Xhafaj ik, Xhafaj ik?, ?Të largohet Rama?, ? E duam Shqipërinë si gjithë Europa?. Ndërsa sipas burimeve të Report Tv, ministri Xhafaj ndodhet në zyrë. Protestuesit e opozitës vijojnë që të qëndrojnë para Ministrisë së Brendshme. 

Protestuesit ngrejnë rrjetën metalike, Salianji: Është kordon, policia po na provokon 

Protestuesit ngritën një gardh metalik dhe tentuan me të të shtyjnë kordonin e policisë, çka solli çaste tensioni përpara Ministrisë së Brendshme.

Deputeti Ervin Salianji tha se policia po provokon dhunë te protestuesit. Sipas tij, gardhi metalik u ngrit në funksion të kordonit të protestuesve. 

"Ne kemi kordon sigurie, të gjithë policët provokojnë dhunën në mënyrë të patolerueshme me popullin". 

Ervin Salianji, deputet i PD

Recommended