Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, protestuesit shtyjnë policët me zgara hekuri

  • 6 years ago
Pas Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur te Ministria e Brendshme. Simpatizantët e opozitës kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të Forcave Speciale në korridorin mes Ministrisë së Brendshme dhe të Transporteve. Policia u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë dhe të mos sulmojnë efektivët, por me një rrjetë hekuri protestuesit kanë shtyrë policët. Një nga protestuesit ka mbetur i lenduar.

Protestuesit brohorasin në thirrjet ?Xhafaj ik, Xhafaj ik?, ?Të largohet Rama?, ? E duam Shqipërinë si gjithë Europa?. Ndërsa sipas burimeve të Report Tv, ministri Xhafaj ndodhet në zyrë. Protestuesit e opozitës vijojnë që të qëndrojnë para Ministrisë së Brendshme.

Para ministrisë është ngritur një kordon i dyfishtë i policisë, forcat e rendit para dhe specialet pas për të bllokuar ndonjë tentativë të mundshme të protestuesve për të çarë murin. Deputetët e PD janë shprehur për mikrofonin e Report Tv për incidentet se kjo është revolta e qytetarëve dhe nuk mund ta ndalin dot.

Recommended