Report TV - Protestuesit e opozitës nisen nga rrethet, na prit Pasha po vijmë

  • 6 years ago
Nisen autobusët e parë nga rrethet në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dhjetëra autobusë dhe automjete private janë nisur nga qytete si Vlora, Fieri, Kukësi, Berati, Shkodra, Korça etj.

Në automjetet e protestuesve janë vendosur parulla me mbishkrime ?Na prit Pasha?! ?Pasha po vijmë?! ?Kush është pashai?, duke ironizuar me zhargonin e përdorur nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në videopërgjimin e pretenduar të ?dëshmitarit X?, Albert Veliu.

Kukës
Rreth 1000 mijë protestues janë nisur drejt Tiranës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati është shprehur se ?kuksianët protestojnë kundër qeverisë ?Rama? që mban në burg 4 djemtë kuksianë ndërsa trafikanti Xhafaj është i lirë?. ?Kuksianet protestojnë edhe për lirinë e kuksianëve, kundër taksës së Rrugës së Kombit?, kundër koncesioneve, kuksianët kanë më shumë motive për të protestuar?, ka thënë kryedemokrati i Kukësit.

Korçë
Pjesëmarrje e ulët protestuesish drejt Tiranës. Asnjë organizim i mirëfilltë nga opozita. Burime pranë PD bëjnë me dije se qytetarët i janë drejtuar kryeqytetit me mjete të vogla. Pritej një pjesëmarrje masive por sipas tyre presioni nga qeveria nuk ka lejuar organizimin në masë me autobusë. Ndërkohë, burime nga LSI-ja bëjnë me dije se drejt Tiranës janë nisur rreth 500 protestues ku 100 prej tyre janë nga qyteti i Pogradecit dhe pjesa tjetër nga Korça.

Recommended