Report Tv - Vrasja e Marvi Mihalit, i ati padit prokurorin e gjyqtarët e dosjes

  • 6 years ago
Pavllo Mihali, babai i 22-vjeçarit Marvi Mihali i cili u vra me thikë pas një sherri për një karikues telefoni në datë 31 korrik 2017 ka denoncuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj, dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri.

Report Tv ka siguruar kallëzimin, ku Mihali akuzon se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij. Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën. Në një pjesë të denoncimit, Pavllo Mihali shprehet se i kanë paraqitur provat prokurorit të cështjes, por sipas tyre ai u ka thënë se ?Kam gabuar, dhe ju shkoni ku të doni, se unë nuk pyes njeri?.

Letra e Mihalit me denoncimin i është dërguar edhe Kryeprokurores Arta Marku, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Ambasadës së SHBA. Në datë 11 maj u liruan nga burgu Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa i vetmi që po qëndron në qeli është Dejvi Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin.

Recommended