Ora News - Italia me qeveri të re, Presidenti dekreton kryeministrin Giuseppe Conte

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

80 ditë pas votës së 4 marsit Italia ka sot qeverinë e re. Presidenti i Republikës Sergio Mattarella ka dekretuar sot kryeministrin e qeverisë së koalicionit mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Lidhja.
Ai është avokati Giuseppe Conte, profesor i së drejtes private në Universitetin e Firences dhe hartuesi i refomës në drejtësi të programit elektoral të 5 Yjeve.

Gjatë orëve të fundit figura e tij është vënë nën shënjestër të mediave italiane por dhe ndërkombëtare me akuzën e plagjiaturës së CV së tij profesionale.

Gjatë orëve në vijim pritet me mjaft interes lista e Ministrave që do të përbëjnë qeverinë e re italiane e me një vëmendje të veçantë ndaj posteve kyçe dhe më problematike për vendin si Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Thesarit dhe Ministria e Brendshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/italia-me-qeveri-te-re-presidenti-dekreton-kryeministrin-giuseppe-conte

Recommended