Reforma në Drejtësi, Xhafaj e Gjonaj në Holandë: Pastrojmë sistemin, të prekurit do humbasin shumë
  • 6 years ago
Reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është përshkruar si ?revolucionare? dhe ?e guximshme? nga ekspertët holandezë, të cilët morën pjesë në një tryezë diskutimi.

Ambasada shqiptare në Holandë në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (The Center for International Legal Cooperation (CILC) organizuan një tryezë diskutimi me tematikë ?Shteti i së drejtës në Shqipëri dhe kontributi Holandez dhe i Bashkimit Evropian?.

Në tryezë ishin të ftuar për të shpjeguar reformën në drejtësi në Shqipëri, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Drejtuesja e Ekipit të Euralius, Agnes Bernhard, dhe Eric Vincken, zëvëndësdrejtor i CILC.

Gjatë tryezës së diskutimit, doli në pah që në vijim të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila ka si qëllim të rrisë profesionalizmin, eficencën dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.