Report TV - 3 vitet e reformës në Drejtësi, Xhafaj: Fjalët do i marrë era, kjo vepër mbetet
  • 5 years ago
TIRANE - Ish-Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, mori pjesë në prezantimin e dy volumeve të kolanës së botimeve parlamentare për reformën. 

Teksa mbushen tre vite nga miratimi i këtij projekti kushtetues, Xhafaj bëri një bilanc të zgjeruar duke theksuar se tashmë reforma në drejtësi është një realitet i prekshëm ku frytet e para të së cilës janë të vlerësuara pozitivisht në mjedisin shoqëror, vendas dhe ndërkombëtar.

Deputeti socialist siguron se ?periudha tranzitore do të kapërcehet shumë shpejt dhe se gjërat do të shkojnë në vendin e tyre ku të gjithë do të shohin qartazi vlerat e asaj çfarë kemi ideuar dhe ndërtuar përmes vështirësive e pengesave të shumta?. 

Ish ministri i Brendshëm u ndal edhe te kritikat e opozitës ndaj reformës në drejtësi për të cilat argumenton se ?disa vijnë nga mosnjohja, disa nga xhelozia e natyra nihiliste e autorëve, por një shumicë janë në funksion të qëllimit për delegjitimimin e procesit, zbehjen e vlerave dhe besueshmërisë së tij?.

?Dikush qan hallin e drejtësisë së vonuar duke kujtuar numrin e madh të dosjeve në rafte, disa të tjerë nuk dinë se çfarë kërkojnë dhe çirren se reforma po kapet!
Recommended