Report TV - Gjonaj: Reforma në drejtësi në vendin tim është mbresëlënëse
  • 5 years ago
Për të dytin vit radhazi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka mbledhur në Tiranë të gjithë ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra mbi forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta rajonale që gjenden përpara.

Teksa i ka uruar mirëseardhjen të gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë ministerial, ajo u shpreh se për të dytin vit radhazi kjo konferencë e nivelit të lartë, është tregues kuptimplotë që dëshmon përgjegjshmërinë dhe aftësinë e qeverive të Ballkanit Perëndimor për të konsoliduar urat e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

?Kjo konferencë rajonale e nivelit të lartë, e organizuar me iniciativën dhe mirëkuptimin tonë, pa mbikëqyrjen e zakonshme të institucioneve ndërkombëtare, mbart edhe një tjetër vlerë të rëndësishme. Është një sinjal pozitiv, një tregues mjaft kuptimplotë që dëshmon përgjegjshmërinë dhe aftësinë e qeverive tona, të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të konsoliduar urat e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, angazhimin për të bashkëpunuar edhe vetë në nivel rajonal me synimin për të çuar përpara me reformat për forcimin e shtetit të së drejtës edhe në funksion të integrimit evropian?, u shpreh Gjonaj.
Recommended