Ora News - Vera ende larg, java me shi por me temperatura të larta

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e shiut do ta mbajnë ende larg stinën e ngrohtë të verës të paktën deri në javën e ardhshme.

Reshjet e nisura pasditen e së mërkurës do të vijojnë të jenë intensive dhe përgjatë paradites së të enjtes.

Meteorologu, Metodi Marku, sqaron për Ora News se vranësirat dhe shirat do të jenë prezentë gjatë gjithë javës kryesisht, orëve të pasdites

Metodi Marku: Ka mundësi për reshje por të kufizuara gjatë orëve të pasdites jo në gjithë territorin por në zona shumë të lokalizuara, kryesisht terrenet kodrinore dhe malore që në gjeografinë e Shqipërisë do të thotë pak a shumë pjesa lindore që do të ketë propabilitetet më të larta. Nuk do të jenë reshjet e para 4-5 ditëve ku ne patëm një sasi të konsiderueshme reshjesh për 4-5 orë gjatë pasdites.

Por edhe pse shiu nuk do t`i ndahet kësaj jave, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vera-ende-larg-java-me-shi-por-me-temperatura-te-larta

Recommended