Salianji: Prokuroria, 100% në dispozicion të qeverisë, merret me kallëzimin e rremë

  • 6 years ago
Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës. Ervin Salianji dy orë në Prokurori:
Qeveria është e përfshirë në mbrojtje të krimit, për të mbuluar gjurmët e krimit. Agron Xhafaj i kapur me zë dhe figurë, nuk është në Shqipëri, është larguar për të mos bërë të mundur zbulimin e aktivitetit kriminal, bashkëpunëtorëve të tij dhe të gjitha fakteve të tjera.

Prokuroria është e përfshirë më shumë në kallëzimin e rremë që ka bërë Xhafaj, sesa në kapjen e grupit të strukturuar kriminal. Shpejtësia e Prokurorisë duhet të jetë në zbulimin e grupit të strukturuar kriminal. "Unë nuk jam Ervin Salianji", këtë lloj përgënjeshtrimi bënte edhe Agron Xhafaj, duke thënë se nuk e njoh bashkëpunëtorin.

Recommended