Ora News - Saimir Tahiri kërkon hetim në liri apelon vendimin për 'arrest shtepie"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për caktimin e masës arrest shtëpie duket se ka lënë të pakënaqur edhe avokatin e ish-ministrit Saimir Tahiri por edhe prokurorinë.

Përfaqësuesi i Tahirit ka apeluar vendimin e gjykatës për arrestin në shtëpi ndaj klientit të tij. Burimet kanë bërë të ditur se avokati Maks Haxhia shprehet në kërkesë se argumentet e paraqitura prej Prokurorisë nuk kanë sjellë asnjë provë të re, ndaj shton se masa e lënë është e tepërt.

por apelim të vendimit ka bërë dhe prokuroria e cila kërkon vendosjen e arrestit me burg, me argumentin se referenca e përdorur nga shkalla e parë se i pandehuri nuk ka rrezikshmëri, nuk qëndron, kjo me pretendimin se Tahiri mund të intimidojë dëshmitarët e akuzës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/saimir-tahiri-kerkon-hetim-ne-liri-apelon-vendimin-arrest-shtepie

Recommended