BOOM: Vjehrra "nxirret zvarrë" nga banesa, nusja gëzon shtëpinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka trajtuar sot rastin e një gruaje e cila është nxjerrë jashtë nga banesa e saj.

Sherife Tosniku se bashku me 3 fëmijet e saj është pronare e një apartamenti 84 metra katrore ne rrugen Shemsie Haka. Edhe pse zotëron një çertifikate pronësie ajo e pa veten të hedhur në rrugë forcerisht nga përmbarimi. Gjithçka filloi 2 vite me parë kur djali i zonjës Sherife divorcohet nga bashkëshortja.Gjykata e Shkallës së Parë në Tirane ka vendosur që shtëpia t?i lihet në përdorim nuses se djalit për 5 vite, ndërsa kjo e fundit duhet t?i japë 15 mije leke çdo muaj, pa u specifikuar se cilit nga 4 bashkë pronarët e këtij apartamenti. Këte vendim e ka lënë ne fuqi edhe gjykata e Apelit.

Në këto kushte zyra përmbarimore ka nxjerre forcërisht nga shtëpia 65 vjecaren dhe djalin e saj, për t'i lënë në posedim këtë prone ish bashkëshortes së djalit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-vjerra-nxirret-zvarre-nga-banesa-nusja-gezon-shtepine

Recommended