BOOM: Portali i Universitetit të Tiranës prej një viti jashtë funksionit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Portali i Universitetit të Tiranës, ka gati një vit që nuk funksionon. Denoncimi ka mbërritur në redaksionë e emisionit BOOM nga disa studentë.

Portali ka dy kategori, atë për studentët dhe për administratën, por asnjëri prej tyre nuk funksionon. Studentët thonë që aty nxirrnin notat, mësonin datat e provimeve, ndërsa tani duhet të rrinë në rradhë në sekretari.

Sekretaritë thonë se tashmë puna është kthyer sërish manuale, me letra, me regjisitra, që duhet të presin një nga një studentët, për datat e provimeve, për notat, për provimet e mbartura, listën e notave përfundimtare, etj.

Kryesekretarja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja: Sistemi nuk ka funksionuar prej Korrikut të vitit të kaluar. Problemi është bërë prezent midis institucioneve, tonit dhe rektoratit nga ne i cili varemi. Janë në dijeni. Studentët janë sqaruar të tërë. Është vështirësi për sekretarinë sepse i jemi kthyer përsëri gjërave manuale. Përsa i përket zgjidhjes së çështjes s`duhet ta merrni përgjigjen nga ne, duhet të shkoni tek burimi.

Gazetarja: E, sigurisht, por unë po them në korrespodencat që keni patur me njeri-tjetrin ju është premtuar që do të zgjidhet si rast? Ka pasur një afat të lënë apo?

Kryesekretarja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja: Jo, nuk ka pasur afat. Jemi në pritje. Mirë do ishte. Dhe për studentët ka rrethana lehtësuese, sigurisht edhe për sekretaritë mësimore. Sepse studenti s`ka pse vjen troket këtu, të hap unë...Listat e notave printoheshin po aty, etj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-portali-i-universitetit-te-tiranes-prej-nje-viti-jashte-funksionit
Recommended