Ora News - Audio përgjimi, Noka: Prokuroria të fillojë hetimet, Fatmir Xhafaj të largohet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Flamur Noka tha se Prokuoria duhet të kishte filluar një hetim uregjent pas publikimit të audio-përgjimit. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Noka tha se e vetmja zgjidhje është që ndaj Fatmir Xhafës të fillojë hetimi dhe ai duhet të largohet sa më parë.

Flamur Noka: Ka vetëm një gjë, Agron Xhafaj del me zë dhe figurë që bisedon me trafikantët dhe po thotë që po më sulmojnë plehrat edhe mua edhe vëllain. Kjo është e rëndësishme dhe sot në rast se do kishim një prokurori siç duhet, sot prokuroria duhet të kishte filluar urgjent veprimet dhe hetimin. Ky është fakti drithërues.

A mund të ketë një vend demokratik dhe normal që të ketë një ministër të Brendshëm që duhet të luftojë bandat dhe krimin ka vëllain e tij trafikant droge të dënuar nga drejtësia e vendeve aleatë. Vetëm në Shqipëri ndodh! Hiq një trafikant droge që kanabizoi Shqipërinë vjen një ministër tjetër me vëlla trafikant droge.

E drejta dhe detyra e opozitës është të denoncojë me fakte dhe me prova. Është detyra e prokurorisë të fillojhë hetimet edhe kryesisht, por Arta Xhafa e ka problem të hetojë Fatmir Xhafën dhe të hapë cështje për Agron Xhafën. Për fat të keq nuk kemi marrë asnjë sinjal dhe kemi një prokurore që zyrave të ministrisë shëtit sikur të ishte një vartëse e ministrave të kësaj qeverie. Sepse të ishte një prokurori jo politike, por të funksiononte mbi bazat institucionale dhe ligjore sot nuk mund të rrinte të priste duarkryq.

Sot Agron Xhafaj duhet të ishte arrestuar dhe ti ishte përcjellë autoriteteve italiane dhe ndaj Fatmir Xhafës duhet të fillonte një hetim.

Ka një dhe vetëm një zgjidhje, largim i ministrit Xhafaj nga detyra. Edi Rama dhe kjo qeveri na ka bërë faqen e zezë në sytë e Europës. Po dalim në një vend ku ministrat janë të lidhur vetëm me trafikantë droge.

Në rast se nuk do të reagohet dhe nuk do largohet ky ministër opozita do të vazhdojë aksionin e saj derisa ta largojmë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/audio-pergjimi-noka-prokuroria-te-filloje-hetimet-fatmir-xhafaj-te-largohet

Recommended