Ora News - Bushati në Greqi: Hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet në Greqi, ku po merr pjesë në një takim me grupin e Vishegradit.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati nënvizoi nevojën e shkëmbimit të mendimeve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përgjegjësinë e tyre në formatimin e së ardhmes së përbashkët në familjen evropiane. Duke e vënë theksin te rëndësia e një bashkëveprimi të përforcuar mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, Ministri evokoi rëndësinë e zhvillimeve të reja për fuqizimin e perspektivës evropiane të rajonit, pas publikimit të Strategjisë së KE-së dhe pritshmëritë në kontekstin e Samiteve të ardhshme të Sofjes dhe Londrës.

Ministri Bushati vlerësoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë një proces i dyanshëm jo vetëm në aspektin gjeopolitik por edhe ekonomik. Në këtë kuadër ai nënvizoi rëndësinë e reformave strukturore ekonomike në funksion të ngushtimit të hendekut zhvillimor që qëndron mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-ne-greqi-te-ardhmen-e-eurpes

Recommended