Vrasja e Marvi Mihalit, lirohen tre të pranishmit në krim, nëna: Më thoni o njerëz, çfarë të bëj ..

  • 6 years ago
Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes ka vendosur të zëvedësojë masën e sigurisë për tre të rinjtë, që kanë qënë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali, fëmijës së vetëm të familjes Mihali. Vendimi për lirimin nga qelia e Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për ?Moskallëzim krimi?.

I vetmi që po qëndron në qeli është Dejvi Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin. Lirimi i tre të rinjve që akuzohen për ?Moskallëzim krimi? është pritur me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët janë duke e ndjekur hap pas hapi këtë çështje, e cila tashmë ndodhet në process gjykimi.

Lajmi për lirimin e tre të rinjve është konfirmuar nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat i thanë ?Shqiptarja.com? se lirimi i Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla është bërë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit,pasi ata akuzohen për ?Moskallëzim krimi? dhe jo për ?Vrasje me paramendim?.Ndërkohë që nëna e Marvin Mihalit, në një postim në ?Fb? shkruan se tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e djalit të saj, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori Artan Lulaj, i etur për para i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush.

??O zot çfarë tmeri. Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh videoja e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim. Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja??- shkruan në FB Mira Mihali.

Recommended