Teater ne “Shtepine e te Moshuarve”
  • 6 years ago
Milto Kutali e dinte që në fillim se këtë publik, të ?Shtëpisë së të moshuarve? të Tiranës nuk do ta sillte kush në Teatrin Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? për të parë ?Hënat e fundme?,  ku vazhdon të shfaqet mbrëmjeve. Kështu që me aktorët Marjana Kondi, Bajram Dosti dhe Klajdi Zeqaj shkuan tek ata.

Arsyeja profesionale është se italiani Furio Bordon e shkroi ?Hënat e fundme? specifikisht për spektatorin e moshës së tretë dhe ajo njerëzore, pak kush kujtohet t?ua ndryshojë rrjedhën e ditës brenda mureve të azilit.

E sprovuar në role dhe me spektatorë të ndryshëm, këtë interpretim në kushtet e një skene të improvizuar e përjetoi shumë.

Në skenë apo auditor janë artistë e pedagogë të konfirmuar dhe si të tillë duan t?i thonë diçka fëmijëve të këtyre prindërve dhe të tjerëve.

Tv Klan
Recommended