Dekorata nga Trump, Meta e Veliaj, këngëtarja Nexhmije Pagarusha për Report TV: S’e prisja

  • 6 years ago
?Këto momente janë që njeriu nuk mundet me i tregue, vetëm shpirti e din se çka kam përjetuar unë këto ditë?... Është kjo ndjesia që mbretëresha e këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha tregon në një prononcim ekskluziv për Report Tv. Në 85 vjetorin e lindjes, Nexhmije Pagarushe ka marrë vemendjen e merituar, si nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe nga Kryebashkiaku Erion Veliaj duke e suprizuar kështu këngëtaren.

Tash kthimin.. jam shumë e lumtur. Nuk e kam paramenduar se do ndodhnin gjithë ky respekt, gjithë këto shpërblime, kurrë se kam menduar. Kurrë nuk është vonë për të mira. Edhe e falenderoj e kryetarin e bashkisë që më dha Çelësin. Tash kush do me ardh në Tiranë, unë e jap Çelësin edhe vjen, bashkë vijmë edhe kënaqemi. Jam shumë e lumtur në këtë pritje, në këtë dashuri që keni ndaj meje, këtë respekt. Sa ju e keni, aq edhe unë ju dua shumë. Edhe gjithmonë ju kam dashur, edhe kur s?jemi parë.

Nexhmije Pagarusha tregon për Report Tv
Ikona e muzikës shqiptare rrëfen gjithashtu takimin e fundit me kolegen e saj Vaçe Zelën.

Vaçe Zelën e kam takuar herën e fundit në Zvicër, kur ka qenë e sëmurë ku nuk ka mund me ecë. Edhe shumë bukur m?u ka dukur. Edhe i kam thënë ?Nuk je e sëmurë, se shumë bukur po dukesh?. Me të vërtet ashtu dukej. Edhe ka kërkuar me ardh nga Kosova kufoma me ardh në Shqipëri.

Nexhmije Pagarusha për Report Tv
Ditën e djeshme, Nexhmije Pagarusha u dekorua me medaljen e ?Mirënjohjes? nga President i ShBA-së Donald Trump në ambjentet e Akademisë së Arteve me praninë e artistëve e bashkëpunëtorëve të shumtë të këngëtares si dhe personalitete nga të gjitha fusha.

Recommended