Report TV - Tiranë, djali plagos prindërit me thikë dhe hidhet nga ballkoni, vdes në spital
  • 6 years ago
Një 25-vjeçar në Tiranë është hedhur nga kati I tretë I ballkonit, pas një konflikti me prindërit dhe ka humbur jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Nasi Pablo?, vetëm pak metra larg Ambasadës Amerikane, mbrëmjen e së shtunës. Fillimisht Brion Skrapari ka debatuar me prindërit dhe ka marrë një thikë duke i qëlluar ata.

Burime nga Policia thanë se 25-vjeçari kishte qëlluar disa herë në trup me thikë babanë e tij dhe më pas nënën. Në gjendje të rënë psikologjike, Brion Skrapari ka lëshuar thikën në tokë dhe më pas është hedhur me kokë nga kati i tretë.
Recommended