Ora News - Negociatat për detin, Bushati: Synojmë marrëveshje të drejtë dhe të zbatueshme
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati konfirmon progresin e bërë në negociatat për marrëveshjen e detit me Greqinë, proces të cilin e cilëson jo të lehtë por në rrugën e duhur.

Nga Shkodra, ku mori pjesë në përkujtimin e 5 Majit, shefi i diplomacisë shqiptare iu referua edhe takimeve me homologun Nikos Kotzias me të cilin do të ulet ballë për ballë fundjavën e ardshme në Athinë në një raund të ri bisedimesh në funksion të shqyrtimit të progresit për të gjitha hapat.

Bushati: Për një pjesë të mirë të çështjeve ka dakordësi dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Janë çështjet e kufizimit të zonave detare, janë bërë disa konsulta qoftë në nivel politik, diplomatik, por edhe teknik. Raundi i para pak ditëve në Tiranë besoj se ishte në një klimë konstruktive, do të ketë një raund të ri për pak ditë në Athinë, sikundër do të ketë një takim timin prapë me homologun grek për pak ditë në funksion të shqyrtimit të progresit për të gjithë hapat që ne hedhim.

Ndërsa në lidhje me pretendimet e opozitës se mes dy vendeve nuk ka një marrëvëshje por një pazar, Bushati tha se marrëveshja do të jetë e drejtë e dhe zbatueshme.

Bushati: Mund t'ju garantoj që përmes këtij procesi dhe drejtësisë së parimeve të cilat ne kemi rënë dakord e palën greke për të zbatuar në praktikë do të kemi një marrëveshje më të drejtë, do të kemi një marrëveshje të zbatueshme për të dyjat palët. Në fund të ditës është të kemi një marrëveshje të drejtë dhe zbatueshme dhe jo një marrëveshje ku palët tentojnë t'ia hedhin njëra-tjetrës.

Ministri i Jashtëm u pyet nga gazetarët edhe për paralajmërimin e Kryeministrit për ndryshme në qeveri, për të cilën theksoi se është kompetencë të kreut të ekezkutivit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/negociatat-detin-bushati-synojme-marreveshje-te-drejte-dhe-te-zbatueshme
Recommended