Report TV - Dëshmorët, Meta: Nderim atyre që u sakrifikuan për atdheun

  • 6 years ago
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nderuar kujtimin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut sot në ditën që përkujton heroizmin dhe sakrificën sublime të tyre.

Kreu i shtetit ka zhvilluar homazhe në ?Varrezat e Dëshmorëve?, ku vendosi një kurorë me lule duke u përulur me respekt para Monumentit të ?Nënës Shqipëri?, dhe nderoi kujtimin e paharruar dhe sakrificat e atyre që dhanë jetën për Atdhe.

Ishte kënaqësi të takoheshim edhe me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve. Natyrisht ata janë kaq të shumtë, por të gjithë bashkë i bashkon përjetësia në nderim të asaj që kanë bërë për çlirimin e vendit, për 29 Nëntorin, që e vendosi Shqipërinë në anën e drejtë të historisë.

Dhe jo vetëm riktheu 28 Nëntorin, që humbën më 7 prill, por njëkohësisht edhe ka bërë të mundur që Shqipëria sot të jetë edhe anëtare e NATO-s, por pse jo, edhe të ketë një perspektivë shumë të mirë edhe për çeljen e negociatave për anëtarsimin në Bashkimin Evropian, pasi ishin ata që përcaktuan gjithashtu rrugën evropiane të Shqipërisë, ashtu sikurse edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Recommended