Report TV - Fier, ujërat e zeza rrezik epidemie në lagjen Çlirimi

  • 6 years ago
Banorët e lagjes Fermë Çlirim në Fier prej vitesh po përballen me vështirësi të mëdha sa i përket ujërave të zeza të cilat kalojnë pranë shtëpive.

Ata thonë se nuk po arrijnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi ujërat e zeza u kalojnë para shtëpive. Banorët shprehen se disa herë kanë bërë kërkesa tek institucionet shtetërore, por deri tani nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje.

Rreziku është edhe me i madh gjatë periudhës së verës pasi insektet që rrinë në këtë ujërat e zeza mund të përhapin epidemi. Kjo problematik është e njëjta që prej 10 vitesh, ndërsa premtimet për t'u sistemuar ujërat e zeza nuk mungojnë në çdo fushat elektorale.

Recommended