Ora News - PD denoncon mbledhjen e të dhënave të prindërve, Nikolla firmos anulimin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se përmes ministrisë së Arsimit ka nisur fushatën për identifikimin dhe blerjen e votës.

Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se ministria e Arsimit u ka kërkuar nxënsëve të dhënat personale të prindërve duke bërë një veprim të kundraligjësh. Vokshi i ka bërë thirrje prokurorisë të nisë hetimet dhe prindërve të mos pranojnë të japin të dhënat.

Vokshi: Ne dyshojmë se qeveria po mbledh të dhënat e shtetasve të vet për t?i përdorur ato në zgjedhje, me identifikimin dhe më pas blerjen e votës.

Por në një reagim, ministria e Arsimit ka bërë me dije se për të shmangur çdo spekulim ka vendosur anulimin e kësaj kërkese.

Ministria e Arsimit: Akuzat drejtuar këtij procesi janë të ulëta dhe dashakeqe ndaj institucioneve të dijes ku mësojnë fëmijët e shqiptarëve. Për të shmangur spekulimin politik me këtë detaj që është vetëm teknik, Ministrja Nikolla ka nxjerrë urdhër për heqjen e kësaj kërkese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-denoncon-mbledhjen-e-te-dhenave-te-prinderve-nikolla-firmos-anulimin

Recommended