Ora News - Lezhjani, Vlahutin: Mos mëso shqip, Lu-në po duhet ta përkthejmë shqip dhe anglisht

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i një fshati të Rubikut teksa i uroi mirëzseardhjen në Lezhë Ambasadores Romana Vlahutin të mos mësojë të flasë shqip sepse do të bëhet dashamirëse më tepër sesa duhet ndaj shqipëtarëve.

Ai shtoi më tej se eksperienca me kolegun e saj amerikan Donald Lu nuk ka qenë e mirë.

Por Ambasadorja i tha se nuk mund t'ia pranojë këtë sugjerim pasi do të mësojë shqip për të komunikuar me shqiptarët.

Qytetari: Vij nga një fshat i Rubikut, jam kryetar fshati. I uroj mirëseardhjen zonjës Vlahutin, i sugjeroj të mos kërkojë të mësojë shqip sepse bëhet dashamirëse më tepër sesa duhet me ne sepse eksperienca e Lu-së nuk ka qenë e mirë, na është dashur me e përkthy nga shqipja dhe anglishtja.Ky është sugjerim dashamirës.

Vlahutin: Do të mësoj shqip dhe jo për të dëgjuar gjëra që nuk kanë vlerë por për të komunikuar me qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhjani-vlahutin-mos-meso-shqip-lu-ne-po-duhet-ta-perkthejme-shqip-dhe-anglisht