Nuk justifikon pasurinë/ Vettingu shkarkon gjyqtaren e dytë të Kushtetueses Altina Xhoxhaj

  • 6 years ago
TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj. Edhe pse solli prova të reja, Komisioni deklaroi sot se gjyqtarja nuk e kalon procesin e Vettingut, pasi nuk justifikon pasurinë.

Komisioni pasi mori në shqyrtim dokumentacionin, kreu kontrollin, hetim administrativ, dëgjoi subjektin dhe vendosi; Altina Xhoxhaj nuk e kalon procesin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
KPK arriti në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Recommended