Ora News - Deklaratat e Ramës për turqit, Klosi: Mençuri, nuk duhet të veprohet ndaj "gylenistëve"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila thotë se Shqipëria nuk duhet të ketë veprime ndaj turqve në Shqipëri mbështetës të Gylen, duke shtuar se deklaratat e Ramës për sa kohë nuk ka veprime janë të mençura për shkak të porosisë

Klosi: Është një deklaratë që më shumë plotëson një detyrim që ka marrë nga takimet atje. Me veprimet që ka bërë shteti shqiptar deri tani nuk ka bërë asnjë të kësaj natyre. Të thuash ca fjalë, dhe të mos i shoqërosh me veprime konkrete është mençuri. Unë uroj që në Shqipëri të zbatohet ligji. Ligji ndërkombëtar. Nëse gjermanët nuk po plotësojnë kërkesat e Erdoganit është se ata mbështeten në ligje. Do të bëhet gjyq në Shqipëri të ekstradohen. Në Kosovë u bë fshehurazi. Ishte një akt i shëmtuar. Ne do ta tregonim veten shtet nëse zbatojmë rregullat. Ne po pretendojmë të futemi në Evropë. Uroj që të zbatohen dhe besoj që do të zbatohen. Kryeministri është i rëndësishëm, por nuk është sulltan. Me këto çështje nuk luhet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deklaratat-e-rames-turqit-klosi-mencuri-nuk-duhet-te-veprohet-ndaj-gylenisteve

Recommended