Report TV - A ndiheni të rrezikuar për shkarkimin në shtator? Bushati e Majko ikin me vrap

  • 6 years ago
Dy ditë pasi kryeministri i paralajmëroi se në shtator disa prej ministrave mund të humbasin karriget, anëtarët e kabinetit ?Rama 2? preferojnë të heshtin, ndërsa vrapojnë për të rritur performancën në detyrë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, e përcjell me buzëqeshje dhe heshtje pyetjen nëse mund të jetë një nga të rrezikuarit në qershor, edhe pse mbi supe mban një barrë të rëndë, një thikë me dy presa, përgjegjësinë e negociatave me Greqinë.

Pandeli Majko, edhe pse ministër pa portofol që kujdeset për shqiptarët jashtë atdheut, nxiton, e po ashtu hesht.

Të dy ministrat, së bashku me kolegen e drejtësisë, Etilda Gjonaj ishin në një tryezë mbi të drejtat e shqiptarëve që janë në burgjet nëpër botë. Numri i tyre është i lartë, sipas ministres së Drejtësisë.

Etilda Gjonaj tha se: ?Në 6 vendet me të cilat ne kemi bashkëpunim e shkëmbim më të lartë, llogariten rreth 4500 shqiptarë me liri të kufizuar.?

Recommended