Report TV - Protagonisti i Kuvendit, ish-kreu i PD Kukës: Ka shumë Flamura me apartament 450 mijë €

  • 6 years ago
sh-kryetari i degës lokale të PD në Kukës Ibsen Elezi shkaktoi ?tërmet? dje në Kuvendin Kombëtar të PD me akuzat e forta dhe të drejtpërdrejta për kryetarin e PD, Basha, Berishën, por edhe funksionarë të lartë të së djathtës.

Elezi tha se PD ka deputetë të korruptuar që kanë shtëpi nga 450 mijë euro. Sot ai shkoi edhe më tej kur në studion e Report TV tha se mjafton të shohësh makinat luksoze të deputetëve për të kuptuar se si i kanë bërë paratë.

Demokrati i shqetësuar tha se Flamur Noka është vetëm njëri prej këtyre deputetëve.

Ai akuzoi LSI se ka blerë vota në Kukës, duke e konsideruar këtë si një absurditet të panevojshëm.

Elezi përmendi një perosn nga Gjirokastra me emrin Cole, si përgjegjësin e LSi për të blerë vota në Kukës dhe sipas Elezit partia e Kryemadhit bleu 13% të votave.

Recommended