Ora News - Orikumi pa ujë dhe drita: Nuk mund të presim turistë kështu!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Orikumi është një prej zonave turistike më të lakmuara në jug të vendit, por këtë vit banorët atje japin alarmin se nuk janë gati për të pritur pushuesit. Ujërat e Zeza atje derdhen në det, ndërsa banorët thonë se vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike. Pak ditë më parë banorët e zonës zaptuan këshillin Bashkiak për të tërhequr vëmendjen e bashkisë së Vlorës, ku janë kontribues të medhej me taksa, por thonë se asnjë nuk u kthehet në investime dhe shërbime.

Të premten e kaluar banorët e Orikumit protesuan në mbledhjen e këshillit bashkiak të Vlorës për mungesën e investimeve në prag të sezonit turistik.

Mungesa e ujit dhe energjisë elektrike dhe infrastrukturës janë problemet kryesore në qytetin e vogël buzë detit që po bëhen gati të presin turistët.

Banori: Sa i pëërket investimeve në Orikum janë në nivelin zero. Kam tre vite e gjysmë që kam ardhur në Orikum, kam jetuar 18 vjet në Itali dhe nga viti në vit shikoj vetëm rënie të investimeve në Orikum.

Banorët thonë se prej dy vitesh nuk kanë parë asnjë investim, ndërsa ata që janë bërë në të shkuarën thonë se nuk janë mirëmbajtur.

Banorja: 50 e ca vjet në Orikum, e kam gjetur këtë qytet kulturë kur kam ardhur. Si tani kurrë ndonjëherë nuk ka qenë, janë bërë investime por nuk i mbajnë.

Vite më parë në Orikum u ndërtua impianti i ujërave të zeza, por investimi kërkon ende para që të vihet të punë.

Deri atë ditë, ujërat e zeza do të vijojnë të derdhen në det, siç tregojnë edhe pamjet në video.

Në këtë situatë, banorët atje thonë se nuk janë të gatshëm të presin turistet, ndaj flasin për një sezon të dështuar.

Banori: Problemet këtu janë nga energjia elektrike që është problemi më madhor. Me orë dhe ditë të tëra mbetemi pa energji elektrike pa asnjë motiv. Problem tjetër këtu është uji i pijshëm që këtu është vetëm dy orë në ditë.Të gjithë janë me bolierë dhe nëse nuk do kenë bolierë nuk mund të kenë ujë.Në kushte të tilla nuk mund të pretendosh të kesh një turizëm.

Orikumi është një nga zonat turistike që paguan më shumë taksa në bashkinë e Vlorës, ndërsa banorët thonë se ato nuk u kthehen në investime.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/orikumi-pa-uje-dhe-drita-nuk-mund-te-presim-turiste-keshtu

Recommended