Report TV - PD: Aldrin Dalipi kërcënoi gjyqtarët e çështjes së 6 këshilltarëve të PS pa mandat

  • 6 years ago
Partia Demokratike përmes një statusi në faqen zyrtare akuzon kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës se kërcënoi publikisht gjyqtarët e çështjes së 6 anëtarëve të PS-së, sipas tyre pa mandat këshilltari pas vendimit të Shkallës së Parë, pasi çështja është në apel.

PD ka postuar një video nga mbledhja e sotme, ku Dalipi shprehet se do të presim Gjykatën e Apelit për vendimin, ndërsa shton se do të shohim sesi do të na vijë turp nga vendimet që marrin disa gjykatës që ndoshta do të shohin, në do ta kalojnë vettingun apo nuk do ta kalojnë. Pikërisht në këtë frazë është kapur PD duke e akuzuar se po kërcënon gjqytarët.

Recommended