Report TV - Pogradec, tregtarët protestojnë për tarifën e tvsh: Po detyrohemi të mbyllim bizneset
  • 6 years ago
Në qytetin e Pogradecit ditën e sotme është zhvilluar një protestë nga tregtarët, të cilët kundërshtojnë vendosjen e tarifës së tvsh-së. Ata thonë se tarifa është tepër e lartë për ta dhe nuk kanë mundësi të mbajnë hapur bizneset.

Nuk e përballojme dot koston e lartë. Po detyrohemi të mbyllim bizneset. Disa prej bizneseve kane falimentuar. Me te ardhurat ne mbajmë familjet tona. Qeveria duhet të vendosë taksa për biznesin e madh. Do vazhdojmë me protesta derisa të hiqet kjo taksë.

Tregtarët
Protesta është mbështetur nga PD, i pranishëm në protestë ishte, deputeti Klevis Balliu, i cili u shpreh :

I bej apel qeverisë te hapë veshët. Taksa për biznesin e vogël duhet të hiqet menjëherë. Do të përshkallëzojmë protestat, jo vetëm në Tiranë por në çdo qytet.

Deputeti i PD, Klevis Balliu
Recommended