Report TV - Konferenca e Kryeministrit Edi Rama me Kancelaren gjermane Angela Merkel

  • 6 years ago
?Gjermania vlerëson reformat dhe mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por për hapjen e negociatave duhet të plotësoni edhe disa kushte deri në qershor?. Ky ishte mesazhi i kancelares Angela Merkel gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama mesditën e sotme në Berlin.

Takimi Rama-Merkel zgjati 90 minuta, ndërsa para tij u zhvillua konferenca për mediat, ku kancelarja gjermane vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria. Merkel deklaroi se në javët në vazhdim Gjermania do të japë vendimin e saj për Shqipërinë nëse është pro apo kundër hapjes së negociatave në qershor.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë evropiane për të qenë anëtar të Bashkimit Evropian. Komisioni propozoi më 17 prill që negociatat e pranimit me Shqipërinë të mund të hapen. Ne do ta diskutojmë atë në Këshillin Evropian në fund të qershorit.

Ekzistojnë një numër parakushtesh për të hyrë në negociatat e pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa kushte. Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit. Ne do të japim opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm dhe gjithashtu ta diskutojmë këtë me homologët tanë evropianë.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për mua, për të parë nga vetë kryeministri se si ai e sheh zbatimin e kushteve, dhe se si ne mund të vazhdojë të mbështesim Shqipërinë në reformat; sepse ne e kemi bërë gjithmonë atë dhe dëshirojmë ta bëjmë përsëri.

Angela Merkel

Recommended