Report TV - Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë seancës se, vettingu do t'i japë fund drejtësisë së kthyer në mall që shitet dhe blihet. Duke iu drejtuar demokratëve, Rama tha se ata që i kundërvihen reformës, kanë probleme me drejtësinë.

"Moment i rëndësishëm i kurorëzimit të reformës në drejtësi. Vettingu i hap rrugë fshesës së hekurt të pallatit të drejtësisë. Ligji pastron ata që kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend. Marrin fund ata që kanë kthyer drejtësinë në një mall që shitet dhe blihet. Ata që i kundërvihen reformës kanë problemë më drejtësinë, ata që pengojnë reformën e ndiejnë se çfarë vjen pas reformës", u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh edhe më qartë, duke dhënë një mesazh konkret se asnjë politikan, historik apo legjendar, s'do i shpëtojë drejtësisë.

"Ta votojmë këtë ligj si shumicë dhe të mbrojmë themelet e programit tonë qeverisës. Jemi i pari koalicion qeverisës që e kemi shkruar në program reformën në drejtësi. Janë bërë shumë ironi se si mund ta shkruanim ne në program kur reforma kërkonte 94 vota. Arritëm të kalojmë edhe testin e shumicës kushtetuese me 140 vota.

Opozita bën sikur kontribuon për të përmirësuar draftet. Nuk iu lë ajo që këni thëllë në barkun e shtëpisë tuaj. Gjykatësit nuk do e ushtrojnë profesionin nëse nuk përmbushin kushtet.
Çdo politikan, sado legjendar e historik do e ketë të pamundur t'i shmanget përballjes me drejtësinë. Nuk mund ti shmanget pëtgjegjesisë duke i bërë thirrje njërës pjesë të shqipërisë kundër tjetres. Ky soj politikanësh e ka kufirin tek thana, dhe thana është reforma në drejtësi", deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se vettingu do të miratohet me votat e mazhorancës. Sakaq, lidhur me pretendimet e opozitës, Rama tha se s'mund të ketë konsensus që bie ndesh me parimet e SHBA e BE.

"Ata që u detyruan ti bashkohen konsensusit nga presioni popullor dhe i BE-SHBA. Muri i 94 votave u shemb përpara derës së SHQUP. Jemi gati të festojmë edhe fitore të tjera, mos u ndani nga treni i fitores. Shqiptarët e dinë se kush e ka penguar drejtësinë që të reformohet dhe të normalizohet. Nuk kemi pse të rrahim gjoksin se kush e do më shumë drejtësinë. Kemi vetëm një gjë për të bërë, të votojmë ligjin. Bëmë të gjitha përpjekjet për konsensus. Nuk mund të ketë konsensus allashqiptarçe që bie ndesh me konsensusin e SHBA-BE. Menuja e ndërkombëtarëve duhet të merret e gjitha. Në këtë proces nuk jemi sovranë të zgjedhim veç çfarë nga pëlqen nga rregullat e BE-SHBA, por duhet të përvetësojmë të gjitha normat", tha Rama.