Ora News - Në botën e shenjave, tre Ministri marrëveshje për të rinjtë që nuk dëgjojnë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Besara është 15-vjeç, nevojat dëshirat dhe emocionet mund t`i shpreh vetëm përmes gjuhës së shenjave. Ajo ka lindur e privuar nga dëgjimi por jo nga pasionet. Në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë, Besara është duke prekur ëndrrën e saj të madhe për t`u bërë stiliste.

Besara: Unë kam shumë dëshirë që në të ardhmen të punoj si rrobaqepëse, stiliste, sepse mund të krijoj fantazi, ide për fustane, bluza.

Maksi, një tjetër nxënës me po aq pasion i është përkushtuar këpucarisë.

Maksi: Dëshiroj që të bëhem një këpucar shumë i mirë.

Por të dy këta të rinj, ashtu si të afërmit e tyre, i frikësohen ditës kur do të përfundojnë Institutin pasi nuk kanë mundësi të ndjekin rrugën e arsimimit.

Valmira, e cila ka qënë nxënëse në këtë Institut, tregon sfidat me të cilat e ka përballur të qënit me aftësi ndryshe. Ajo ngre zërin për shkolla profesionale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-boten-e-shenjave-tre-ministri-marreveshje-te-rinjte-qe-nuk-degjojne

Recommended