Report TV - Valbona Mezini e ftuar në studion e Report TV

  • 6 years ago
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Valbona Mezini ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha sot.

E ftuar në Report TV, Mezini tha se statuti i ri që është propozuar së fundmi, i ëhstë dërguar vetëm pak orë më parë me email, pa i dhënë asaj dhe kritikëve të tjerë të bashës mundësinë që të mund ta studionin dhe të propozonin ndryshimet e nevojshme brenda kohës së duhur.

Sipas Mezinit basha e ka privatizur PD-në dhe vendimmarrja në këtë parti ëhstë vetëm e tija personale.

Politikania e djathtë e kritikoi Bashën se ka lënë në harresë figurat historike të partisë, ka patur një organizmi tepër të dobët të zgjedhjeve dhe se nuk është këshilluar me asnjë organ të partisë për marrëveshjen mes tij dhe Edi Ramës.

Recommended