Report TV - ‘Repolitix’, Statuti i PD, 3 lëvizje kryesore përpara Këshillit Kombëtar

  • 6 years ago
A do ndryshojë statuti i PD? Çfarë do ndodhë me tre lëvizjet përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD? Kjo ishte tema e debatit në emisionin e ?Repolitix? në Report Tv.

Përpara panelit të të ftuarve, anëtari i kryesisë, njëherazi një prej nismëtarëve të ndryshimeve statutore, Gent Malko tha se ndryshimet parashikojnë moskandidimin e kryetarit nëse humbet zgjedhjet parlamentare dhe rezultati i marrë është më i ulët se ai paraardhës.

Nuk është rrugë e mesme. Është standard korrekt që është vendosur ose kërkur. Mënyra se si e kemi formuar formatin, thelbi i të gjithë diskutimit do të mbetet dorëheqja e Bashës apo kufizimi i mandatit të Bashës. Në këndvështrimin tim dhe të atyre që kanë bërë peopozimin, sepse s'kam qenë vetëm unë ai që kam bërë propozimin, ka pas më shumë se sa një konflikt me keqqeverisjen, me mënyrën e keqmenaxhimit nga zoti Basha. Problemet e PD nuk erdhën vetëm në mandatin e zotit Basha. Mos të harrojmë që e kemi filluar rënien që në vitin 2013 dhe në atë kohë nuk ka qenë kryetar Basha, por ka qenë kryetar zoti Berisha. Në qoftë se do ta lidhim gjithë problemin apo pasojat në zgjedhjet e 2017 te PD, duhet bërë një analizë më e thellë. Sigurisht rezultati i 2017 në raport me 2013 ishte një rezultat shumë më i keq dhe për këtë zoti Basha ka gjithë përgjegjësinë, por duhet të shohim se cila është problematika kryesore e PD në raport me elektoratin...

Në vitin 2021 kemi zgjedhje dhe PD sot ka 47 deputetë dhe ju thoni se në qoftë se do të ketë 50 deputetë, mund të rikandidojë. Kjo qëndron apo jo?

Sigurisht që qendron. PD sot është në krizë, në krizën më të keqe që ka pas në 27 vjet të ekzistencës së vet. Por kjo nuk vjen vetëm për keqmenaxhim të lidershipit, që padiskutim është pjesa më e rëndë dhe nuk e ndaj dot është kjo kryesorja apo diçka tjetër. Ne me kohë kemi filluar gradualisht të humbim një pjesë të elektoratit për shkak të mungesës së përfaqësimit që iu kemi bërë atyre. Kemi pas të përndjekurit, pronarët nuk u kemi zgjidhur gjë për hir të së vërtetës.

Pika kryesore e propozimit tim ishte çështja e ideologjisë, përfaqësimi apo përcaktimi i PD si forcë politike në cilin spektër qendron dhe ku është, është parti e qendrës, është parti e djathtë , konservatore apo çfarë është? Ne kemi thënë jemi liberal deri sot, e qendrës së djathtë po themi. I kemi përfaqësuar realisht të djathtët 27 vjet? Nuk dua të ndalem sepse nuk ishte kjo ajo për të cilën më ftuat.

Në qoftë se do ti ndajmë në dy çështjë kryesore krizën e PD, krizën e lidershipit dhe krizën e përfaqësimit atëherë unë them që krza e përfaqësimit zgjidhet me përfaqësimi dhe përcaktimin qartë ideologjik që nuk është bërë kurrë në 27 vjet siç duhet. Kriza e lidershipit vendoset duke vendosur kritere standarde të qarta për mënyrën se si do të vazhdohet, ndryshe nuk ka më marrëdhënie besimi midis palëve. U nis edhe grupi i punës dhe ftesa e Bashës për këtë Kuvend i cili do të bëhet në fund të prillit sigurisht që ishte një mënyrë për të gjetur mekanizmat e duhur...

Recommended