Ora News - Mesazhi i Hahn për shqiptarët: Ka shumë punë për të bërë, së bashku do t'ia dalim!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn në një videomesazh drejtuar shqiptarëve pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave tha se ka ende shumë për të bërë dhe kjo nuk mund të fshihet.

Zyrtari i lartë i BE vlerësoi arritjet, por tha se Shqipëria duhet të vazhdojë me këtë ritëm dhe të japë të tjera rezultate pozitive.

Mesazhi i Johannes Hahn

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

Jam i lumtur të njoftoj se Komisioni Evropian ka rekomanduar sot hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Duke e bërë ketë ne kemi njohur përparimin mbresëlënës që ka bërë vendi juaj me agjendën e reformave, duke përmbushur kushtet e nevojshme për të hyrë në negociatat me BE-në.

Strategjia jonë e re e Ballkanit Perëndimor tregon qartë se perspektiva e anëtarësimit në BE për vendin tuaj është reale, nëse Shqipëria vazhdon të japë rezultate për reformat për të cilat është rënë dakord.

Raporti i vendit që po publikojmë përshkruan në detaje përparimin që është bërë tashmë, si dhe rekomandime se ku të përqëndrohemi për të arritur përparim të mëtejshëm.

Është e qartë se rezultatet e para në reformimin e sistemit gjyqësor, të administratës publike, në forcimin e të drejtave të njeriut dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë inkurajuese dhe janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mesazhi-i-hahn-shqiptaret-se-bashku-do-tia-dalim

Recommended