Ora News - Piramida nga muze për diktatorin, në shkollën më të madhe të artit dhe IT

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Piramida nga një muze për diktatorin projektuar 30 vite më parë, synon të kthehet në qëndrën të madhe të IT dhe artit për të rinjtë. Bashkia e Tiranës ka në projekt ndërhyrjen në tërsinë e saj, pa ndryshuar origjinalitetin e fasadës. Për menaxhimin do të krijohet një stukturë e re përbërë nga 12 arstistë të huaj dhe shqiptarë.

E ndërtuar para 30 viteve funksionet e Piramides kanë ndryshuar sipas regjimeve; muze për diktatorin, hapësirë për panaire, sallë konferencash dhe qendër kulturore. Një vepër e tillë arkitekturore është ndërtuar në një kohë rekord për dy vjet, punimet nisën në 86 dhe përfunduan në 88, dhe u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e vajzës dhe dhëndrit të Enver Hoxhës.

Duhet të inaugurohej në ditëlindjen e 80 të diktaorit, 3 vjet pas vdekjes, ndaj arkitektura lidhej me varret, glorifikimi i figurës së Hoxhës. Ishte në harmoni me formën e Dajtit dhe pavarësisht strukturës së saj të ngushtë në lartësi, Piramida vjen në hapje në katin e mëposhtme në një sipërfaqe deri në 14 mijë m2. Pavarësisht prozhektorëve apo llambave të përdorura dikur, Piramida ka ndriçim natyral.

Është kthyer në godina simbolike të kryeqytetit, ndaj dhe tentativa për të ndryshuar formën e saj kanë ngjallur polemika.

Është projekt që kryebashkiaku Veliaj do ta zyrtarizojë deri në fund të mandatit të tij, brenda vitit 2019 . Si pjesë e memories kolektive, Piramida do të restaurohet pa cënuar origjinalitetin saj të formës, fasadës dhe arkitekturës. Ndryshimi rrënjësor, siç thotë dhe drejtori i urbanistikës së Bashkisë së Tiranës Joni Baboci, do të ndodh brenda saj.

Joni Baboci: Parashikohet një rikonstruksion i gjithë godinës, ne nuk do ta shembim godinën, do jetë kjo që mbetet, por ne do të tentojmë që shpesh herë në qarqet arkitekturës në Europë quhet "ripërdorim i adoptueshëm". Mendoj që do jetë qershia mbi tortë në vitet e para të punës së saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/piramida-nga-muze-diktatorin-ne-shkollen-me-te-madhe-te-artit-dhe-it

Recommended