Vijon përplasja jashtë/ Balla: Saliu koordinator i dhunës, Berisha: Rama shkoi atje ku e meriton

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jashtë kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se dhuna në seancën e sotme të parlamentit është shprehje e qartë e politikanëve të korruptuar dhe se u koordinuan nga Sali Berisha.

Deputetja socialiste Elisa Spiropali tha se aktet e dhunës ishin nga vajza dhe gra të keqpërdorura nga PD dhe LSI.

Reagoi dhe deputeti demokrat Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sali Berisha: Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që po çojnë peshë në revoltë Shqipërinë. Në emër të tyre deputetët e opozitës nxorrën Edi Ramën nga parlamenti nga dera e pasme. Kuksianët, dibranët, të gjithë veriorët e dinë se çdo të thotë të dalësh nga dera e pasme e shtëpisë, apo dera e nevojtores. Shkoi atje ku e meriton.

Taulant Balla: Kuvendi i Shqipërisë sot me gjithë pamjet e turpshme të servirura me buton nga koordinatori i dhunës, Sali Berisha i cili sapo hyri në sallë urdhëroi Monikën dhe Lulin që të bënin dhunën e rastit dhe sigurisht Monika vajzat e veta dhe Luli djemtë e vet për të bërë dhunën e radhës. Megjithatë dua tu them shqiptarëve që jemi të vendosur për të cuar përpara reformën në drejtësi.

Elisa Spiropali: "Vajzat dhe gratë janë për të përfaqësuar njerëzit, jo për t?u keqpërdorur nga PD dhe LSI. Shfaqja më e turpshme, deputetët e opozitës nuk kanë çfarë t?i ofrojnë qytetarëve. Vajzat të mbajnë qëndrim kur kryetarët e partive duan t?i keqpërdorin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vijon-perplasja-jashte-balla-berisha-koordinator-i-dhunes-saliu-rama-shkoi-atje-ku-e-meriton

Recommended