Report TV - Fshehu dënimin në Itali, shtyhet seanca ndaj ish-deputetit të LSI Selami

  • 6 years ago
Është paraqitur për herë të parë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur ish-deputeti i LSI, Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për falsifikim dokumentash për efekt të ligjit dhe formularit të dekriminalizimit. Kjo seancë e cila do të gjykohej nga gjyqtari Gerd Hoxha u shty për shkak se avokati i Selamit kërkoi kohë të njihej me dosjen.
Shkëlqim Selami i?u hoq mandati nga KQZ pasi nuk deklaroi në formular dënimet në Itali.

Në formularin e vetëdeklarimit Selami është përgjigjur me ?JO? pyetjes nese është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonjë mase shtrënguese e sigurisë personale në fuqi, ose jo.

Referuar dokumentacionit te administruar në përgjigje të letërporosisë së Autoriteteve Italiane të Drejtësisë, rezulton e provuar se Selami është arrestuar në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit ?Arrest me burg?, lëshuar nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994, për veprën penale të ?Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin?. Në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në datë 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin për shuarjen e veprës penale

Recommended