Protesta e biznesit të vogël, deputeti i PD Luan Baçi: 250 biznese në Fier kanë mbyllur licencën

  • 6 years ago
Deputeti demokrat dhe njëherazi kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi, i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do çojë drejt mbylljes së bizneseve. Vetëm në qarkun e Fierit, tha Baçi, nga 1300 biznese, 250 prej tyre kanë dorëzuar licencën për shkak të taksave dhe përfshirjes në skemën e TVSH.

Janë 1300 biznese si qark, 450 për bashkinë e Fierit, kanë aplikuar 250 biznese gjatë këtij muaji për të mbyllur licencën. Dhe biznese të tjera kanë deklaruar se do mbyllin licencën për 2-3 muaj. Qeveira, shteti, nuk do të fuitojë por do të humbasë, pasi do ta detyrojë të mosdeklarojë të ardhurat. Do mbrojë të ardhurat e veta përsa kohë është vendosur kjo masë ndaj biznesit.

Luan Baçi, kryetar i degës së PD në Fier
Sipas tij zgjidhje është rritja e pragut të vendosjes së TVSH në pragun 100 milionë lekë. "Kjo do shtynte biznesin e vogël që të priste faturat dhe të detyronte biznesin e madh që të priste faturat", tha Baçi duke shtuar se PD ka parashikuar në programin e saj rritjen e pragut të TVSH-së në 120 milionë lekë në vit për biznesin e vogël.

Deputeti i PD akuzoi administratën tatimore se ka bërë presione ndaj biznesit për të mos iu bashkuar protestës një orëshe një ditë më parë. Ai tha gjithashtu se biznesi i vogël në Fier do protestojë të hënën përpara Prefekturës.

Recommended