Ora News - Nesho: Konflikti në Siri duhet të ketë zgjidhje politike, jo ushtarake

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar as ndërhyrjen ushrtarake në Siri pas sulmit kimik të së shtunës, diplomati Agim Nesho thotë se konflikti në Siri kërkon vetëm zgjidhje politike.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB thotë se ky është momenti që do krijojë aleancat e reja.

Nesho: Ky moment do të prekë dhe riformulojë edhe koalicionet e nevojshme dhe do të çojë drejt një zgjidhje. Konflikti në Siri është një konflikt që duhet të ketë një zgjidhje politike, nuk mjaftojnë zgjidhjet ushtarake. Zgjidhjet ushtarake gjithnjë e më shumë kompromentojnë ose fusin në kontradita fuqitë kryesore si rasti i trupave amerikane dhe angazhimin e tejskajshëm të Turqisë për t'iu kundërvënë popullsisë kurde në veri të Sirisë. Ashtu si janë interesat e Iranit, Izraelit. Nga lëvizjet dhe produktet e kësaj krize pësojnë edhe vende të tjera si Jordania nga fluksi i ri i emigrantëve që mund të prekin këto vende.

Duke lexuar reagimet e perëndimit me në krye SHBA-të, Nesho parasheh një vendimarrje të madhe në raport me Sirinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nesho-konflikti-ne-siri-duhet-te-kete-zgjidhje-politike-jo-ushtarake

Recommended