Ora News - Shkolla "Fan Noli" del nga projekti "bëjmë detyrat e shtëpisë", ankohen prindërit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare 'Fan Noli' në kryeqytet prej pak javësh nuk janë më pjesë e projektit të Ministrisë së Arsimit ?Bëjmë detyrat e shtëpisë?.

Nxënësit u detyruan të largoheshin pasi në klasë kryenin vetëm detyrat dhe nuk përfshiheshin në aktivitete sociale dhe kulturore.

Përfundimi para kohe i projektit nuk është pritur mirë as nga prindërit, për të cilët nisma ishte një ndihmë jo vetëm për kryerjen e detyrave por edhe sepse fëmijët mund të qëndronin të sigurtë në shkollë gjatë kohës që ata ishin në punë.

Drejtorja e Shkollës 9 vjeçare 'Hasan Tahsin', Belma Mala, në të cilën zhvillojnë mësim po ashtu edhe nxënësit e 'Fan Nolit', shpjegon se te interesuarit për projektin mund t`i bashkohen klasave të shkollës së saj.

Mala: Nëse nxënës të shkollës "Fan Noli" duan të vinë aty, patjetër.Aktualisht kemi nxënës që rrinë tek klasat tona.

Projekti synon t`i angazhojë dhe pavarësojë nxënësit me detyrat, por ata shprehen se do të dëshironin më shumë kontroll nga mësuesit.

Por kjo sipas drejtores Mala nuk është e mundur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkolla-fan-noli-del-nga-projekti-bejme-detyrat-e-shtepise-ankohen-prinderit

Recommended