Ora News - Biznesi i vogël në TVSH, Ahmetaj: Nuk ka gjoba deri në dhjetor të 2018

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi i cili do të përfshihet në TVSH dhe mund të bëj gabime në deklarim nuk do të marë gjoba deri në dhjetor të këtij viti. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i ka kërkuar administratës tatimore që të ketë prioritet informimin e sipërmarrjes për të siguruar kuptueshmëri të këtij procesi. I ftuar në emisionin 'Ekopolitikë', nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël ngriti si shqetësim kostot që do i shtohen.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i ka dhënë urdhër administratës tatimore që të mos vendosë gjoba ndaj bizneseve që përfshihen në TVSH dhe kanë gabime në deklarim.

Me anë të një shkrese zyrtare kreu i Financave i ka kërkuar Tatimeve që të informojnë bizneset që kalojnë xhiron mbi 2 milion mbi këtë proçes dhe të korrigjojnë gabimet.

Por pavarësisht kësaj, Ahmetaj kërkon që deri në 15 korrik kur do të bëhet deklarimi i parë për biznesin e vogël administrata tatimore duhet të kontaktojë detyrimisht me çdo subjekt që preket nga ndryshimet ligjore duke asistuar tatimpaguesit të deklarojnë në kohë dhe të shmangin parregullsitë.

Ky vendim erdhi pas ankesave të biznesit të vogël se do të kenë një kosto shtesë për marrjen e një ekonomisti.

I ftuar në emisionin 'Ekpolitikë', nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël, Bujar Muça, u shpreh se përfshirja në TVSH-së do të rëndojë bizneset.

Muça: Biznesi i vogël dhe i mesëm nuk është në gjendje të përballojë këtë barrë fiskale. E dyta, do t'i rriten kostot. Që të futet biznesi i vogël me TVSH do të duhet të punësojë një ekonomist sepse niveli i biznesit të vogël për të mbajtur kartat që ky ligj parashikon është e pamundur. Një ekonomistë do të kërkojë 7 mijë deri në 100 mijë lekë, që do të thotë kosto vjetore prej 120 mijë lekësh të reja. Edhe taksat dhe tarifat në bashkitë vendore do të jenë dy-trefish më i lartë. Pjesa tjetër që ne kemi kundërshtuar, do të ketë abuzime të mëdha. Kjo pjesë e 2 mln lekë të reja xhiro në vit do të rrisë informalitetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-i-vogel-ne-tvsh-ahmetaj-nuk-ka-gjoba-deri-ne-dhjetor-te-2018