Zv/kryeministrja braktis tryezën, Deputeti i PD: Pse ikën? Mesi: Duhet të shkoj urgjent në Tiranë!

  • 6 years ago
Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman sot ishte në Shkodër së bashku me zv/kryeministren Senida Mesi për të diskutuar për parandalimin e krimit tek të rinjtë, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe deputetë të opozitës, mes tyre Gurakuqi.

Pas fjalës së ambasadorit britanik dhe kryebashkiakes Ademi, zv/ kryeministrja Mesi është larguar, ndërsa deputeti i PD, Gurakuqi dhe të ftuarit e tjerë i kanë kërkuar që të qëndrojë për të adresuar disa probleme për qeverinë. Ai ka akuzuar se po burgoset opozita, referuar protestave dhe procedimeve të ditëve të fundit nga Kukësi dhe Tiranë.

Debati
Deputeti PD, Gurakuqi: Pse po ikni mund ta dimë?
Senida Mesi: Kam një takim në Tiranë, duhet të shkoj në mënyrë urgjente
Gurakuqi: Kemi diskutime në lidhje me tentativat për burgosjen e opozitës

Recommended