Rritja ekonomike ne 2017 arrin 3.84%, me e larta prej 2008-s

  • 6 years ago
Për vitin 2017 ekonomia u rrit me 3.84%, duke shënuar nivelin më të lartë gjatë që prej vitit 2008. Sektori me rritjen më të madhe është ndërtimi, i cili ka arritur në nivele të njëjta me ato të periudhës para krizës. Ndërtimi u rrit me 11.2 % ndërsa edhe industria nxjerrëse e përpunuese ka shtuar ndjeshëm kontributin në ekonomi.

Por për tremujorin e fundit, ritmi i rritjes është ngadalësuar në 3.36%, ku goditjen më të madhe e ka dhënë sektori i informacionit dhe komunikacionit. Sipas drejtores së INSTAT shkaku kryesor i rënies së këtij sektori me -6.5% janë zhvillimet në këtë treg me mbylljen e një prej operatorëve të telefonisë celulare.

Aktiviteti financiar dhe sigurimet kanë njohur rritje dy shifrore, ndërsa pasuritë e paluajtshme dhe bujqësia patën një rritje modeste në nivelet 0.5 dhe 0.6%.